Nga marrëdhënia me alkoolin deri tek largimi nga muzika, Noizy hap dyert e shtëpisë super luksoze dhe flet për planet e së ardhmes

334

Noizy gjithmonë ka qenë i rezervuar në lidhje me jetën e tij private.

Por, së fundmi, ai ka vendosur të tregojë në detaje se si nis, si vazhdon dhe si mbaron një ditë e zakonshme në shtëpinë e tij. Reperi ka hapur dyert për “Prive”, duke treguar ambientin luksoz ku jeton.

Në fillim, Noizy tregon pamjen nga dhoma e tij e ndenjes, për të vazhduar më pas tek dhoma e gjumit, për të cilën ai u shpreh se nuk është diçka e ekzagjeruar, por e thjeshtë për syrin.

Sigurisht, në shtëpinë 450 metra katrorë nuk kishte si të mungonte edhe një dhomë, të cilën ai e ka shndërruar në garderobë.

Noizy po ashtu stërvitet në shtëpi, sepse ka krijuar një hapësirë të veçantë me pesha fitnesi, ndërsa nuk mungon edhe një kënd “Playstation-i”.

Teksa tregonte pijet alkoolike që kishte në shtëpi, Noizy tha:

“Nuk pi alkool, nuk është se jam i fiksuar. Këto m’i ka sjellw shoqëria dhe nuk e di pse (qesh). Kam qenë sportist para se të bëhesha artist, prandaj nuk e konsumoj. As cigare nuk pi“.I pyetur nëse po largohet nga muzika, reperi u përgjigj:

“Më duket se ka të bëjë pak edhe me moshën. Nuk është se më ka ikur dashuria për muzikën. Ajo do të jetë gjithmonë pjesë e imja dhe do jem gjithmonjë falënderues ndaj talentit tim. Por unë kam zgjedhur që të eksploroj dhe deri tani kjo ka funksionuar“.Këngëtari zbuloi se ka 15 projekte të reja që do të publikohen gjatë Vitit të Ri dhe synon që ta zhvendosë suksesin jashtë vendit.