Ndahet nga jeta aktorja e filmit ‘Titanic’

Elsa Raven, aktorja e njohur e “Back To The Future” dhe “Titanic”, është ndarë nga jeta në moshën 91- vjeçare. Raven vdiq të martën në shtëpi në Los Angeles. Lajmin e konfirmoi agjenti i saj, David Shaul.

Raven ka luajtur në shumë episode televizive si “Everybody Loves Raymond”, “The A-Team” dhe “Seinfeld” në karrierën e saj të gjatë. Por aktorja, mbase do të mbahet mend më shumë si “zonja e kullës së orës” në vitin 1985, në serialin “Back To The Future”.

Russ Cundiff, producent dhe bashkëthemelues i “Divide Pictures”, shkroi në Twitter: “RIP Elsa – nuk e keni idenë sesa e donim rolin tënd dhe sa shumë të kemi cituar”.

E lindur në shtator 1929, Raven filloi karrierën në aktrim në skenën e New York City dhe vazhdoi të shfaqej në disa filma të Hollywood-it.

Në vitin 1997, Raven xhiroi disa skena për “Titanic”, në të cilat luanin Leonardo DiCaprio dhe Kate Ëinslet.

Shumica e skenave të saj ishin prerë nga filmi artistik, por u përdorën në videoklipin e “My Heart Ëill Go On” të Celine Dion, kolona zanore e filmit.

Në “Titanic”, Raven mund të shihet në videon e një çifti të moshuarish që përqafohen në shtrat ndërsa uji po vërshon në kabinën e tyre.

Roli i saj i fundit në kinema ishte në vitin 2011, kur ajo luajti zonjën Harrison në “Answers To Nothing”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...