Oriola Marashi dhe Eros Grezda i japin fund lidhjes së dashurisë? Detaji që i nxori zbuluar

121

Ditën e sotme, në rrjet qarkulloi lajmi se modelja Oriola Marashi dhe futbollisti Eros Grezda i kishin dhënë fund lidhjes së tyre. U bë goxha kohë që nuk dëgjojmë të reja dhe nuk kemi parë as komente e foto të ëmbla nga Eros Grezda dhe Oriola Marashi.

Kjo ka shqetësuar fansat të cilëve u ka rënë në sy ky detaji dhe kanë nisur nga vëzhgimet, duke zbuluar se dyshja nuk ndiqen më në Instagram. Madje, nëse ju hedhim një sy fotove të vjetra të modeles vëmë re se në fotot e tyre nuk ekzistojnë më ‘likes’ dhe as komentet e Erosit.

Kujtojmë se i njëjti skenar u përsërit edhe në verë, kur ata e hoqën njëri-tjetrin nga Instagrami. Asokohe u tha se mes tyre ka patur disa debate xhelozie, por duket se dyshja i hodhi pas të gjitha dhe u rikthyen bashkë.

Në videon e publikuar nga Oriola dallohet qartë dora e Erosit, i cili mban në dorë të njëjtën orë që ka edhe në foton e mëposhtme.

Nuk e dimë ç’ka ndodhur që hoqën njëri-tjetrin në Instagram, por duket se gjërat janë zgjidhur shpejt mes tyre dhe dy zogjtë e dashuruar janë sërish bashkë.