“Me një Diell në dorë”, moderatorja Arbana Osmani publikoi foton e parë me të voglin e shtëpisë!

Muajin që lamë pas, moderatorja Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj u bënë prindër.

Çifti u bekua me një djalë, ndërsa Joni u bë me një vëlla të vogël. Ata zgjodhën emrin më të veçantë për të birin i cili ka ndryshuar tërësisht jetën e tyre, duke e quajtur Diell. Dielli ende s’ka mbushur një muaj, ndaj s’mund të ndahet lehtë nga mami Arbana.

Për këtë arsye, ajo e merr me vete edhe kur duhet të punojë, siç ka treguar në pozën e fundit të publikuar në Instagram. Teksa përgatitej për të xhiruar një reklamë, ajo ka pozuar me të voglin në krahë, portretin e të cilit nuk e shohim dot.

“Si duken këto ditë përgatitjet për të xhiruar”- shkruan Arbana krahas fotos ku vëmendjen e mori i vogli. Të gjithë jemi kuriozë të mësojmë cilit prej prindërve i vogli i ngjan më shumë, mirëpo duket se duhet të presim edhe pak!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...