Këngëtari shqiptar: Kur vajta në Greqi bëja bukë, një grek më mori dhe më…

Në programin “Historia ime” në Tv Klan shpesh vijnë të ftuar njerëz nga bota e artit, kulturës dhe më gjerë, në rrëfime tësinqerta dhe të ngrohta përballë publikut që i ndjek nga ekrani.

Ditën e sotme ka qenë një artis me një zë të veçante që i ka kënduar ndër vite dashurisë duke ruajtur gjithmonë me kujdes dhe fanatizëm elitarizmin në muzikën që ai bën.

Bëhet fjalë për Ardian Trebickën i cili ka filluar të këndojë në klasë të parë dhe ka marrë pjesë që atëherë në festivalet e fëmijëve. Çuditërisht e ka nisur me këngë popullore dhe pse sot nuk këndon dot më asnjë këngë popullore.

Babanë e tij e transferuan në Laç, pas nevojës për staf teknik në uzinat e asaj kohe, pasi i ati kishte lënë në mes studimet për inxhinieri, por ishte projektues shumë i mirë dhe i talentuar. Ndaj, shkollën 8- vjeçare e ka ndjekur në Laç, ku dhe ka marrë pjesë në festivalet që zhvilloheshin në Krujë.

Më pas, konkurroi dhe fitoi të drejtën të studionte në Liceun Artistik për kanto dhe më pas në Akademinë e Arteve. Por studimet në fakultet i ndërpreu në mes, sepse u nis për emigrim në Greqi.

Në Shkurt të vitit 1992, ditën kur në Shqipëri po rrëzohej busti i diktatorit, ai ka kaluar kufirin dhe u nis për jashtë. Ka jetuar6 vjet në Greqi dhe më pas u rikthye. Muajt e parë në emigrim punoi duke bërë bukë.

Pasi u kthye në Shqipëri, realizoi në vitin 1999, albumin e parë “Tango”, album i cili u publikua në vitin 2000. Në vitin 2001, albumin “Dhe deti na ka zili”, më 2003 albumin “Do bëhem cigan”, më 2005 albumin “Shkova ka dera jote” dhe në vitin 2011, albumin “Kthim”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...