Habit shqiptarja me rrëfimin e saj: Kur isha 19 vjeçe dëgjova zërin e Zotit, më foli ai më tha…

257

Kimete Kleja, e njohur ndryshe si motër Kimetja ishte e ftuar këtë pasdite në studion e emisionit “Ftesë në 5”.

Motër Kimetja në rininë e hershme ka studiuar për Histori-Gjeografi, ndërsa u lind e rrit në qytetin e Elbasanit. Aktualisht, ajo jeton në qytetin e Lezhës, ku është drejtuese e një qendre të krishterë. Motër Kimetja ka rrëfyer përpara Bietës, momentin kur zgjodhi të ndiqte fenë e krishterë.

Sipas saj, si çdo person që flet me mendimet e tij, ajo foli me zemrën, e cila i tha që të “shkonte dhe ta ndiqte Zotin në qytetin e saj”.

“Kur ishte momenti i kungimit dhe të gjithë njerëzit shkuan që të merrnin kungimin në fund të meshës, unë u përmblodha pak në vetvete dhe nisa të meditoja për ato që kisha parë dhe për ato çfarë kisha dëgjuar. Aty thellë në zemrën time dëgjova një zë, që më thotë: Kimete shko më ndiq në qytetin tënd.

Gjëja më e çuditshme ishte që unë nuk kisha dëgjuar për Zotin, nuk ishte folur në familjen time, nuk isha rritur me atë. Unë kam lindur në 77-ën, në kohën kur nuk mendonin që do të besonim më në zot, ose do të binte ndonjëherë komunizmi. Kështu që nuk dija çfarë ishte kjo gjë.

Hulumtova se ku ishte kisha katolike në Elbasan. Për habinë time, ishte vetëm pesë minuta në këmbë nga shtëpia ime. Unë fillova ta frekuentoja kishën, pas dy vitesh katekizëm u pagëzova në moshën 19-vjeçaren. Fillova të jetoja në këto periferitë e besimit, por asnjëherë duke mohuar Zotin”, tha Kimetja.

Lexo edhe:   12 Këshilla Inteligjente që Vetëm Shoferët me Përvojë i Dinë!