Gjyqi ndaj Izet Haxhisë, thirren si dëshmitarë emra shume të njohur, ja çfarë vendosi gjykata për Sali Berishën

895

Gjykata e Tiranës ka vendosur që të thërrasë si dëshmitar në gjyqin për Izet Haxhinë ish-truprojën e Azem Hajdarit Zenel Neza, i cili ka mbetur dhe vetë i plágosur në áte ntatin ndaj Hajdarit.

Në pyetje pritet që të merret dhe shtetasi Kujtim Hysaj, ndërsa për ish-kryeministrin Sali Berisha, Gjykata shprehet se për të do të merret vendimi në një moment të dytë.

Po ashtu në pyetje do të merret edhe Genc Hoti, ish-punonjës i SHIK, të cilit Haxhia pretendon se i ka rrëfyer të gjithë ngjarjen e ndodhur. Po ashtu në këtë proces janë pranuar si dëshmitarë Zylfie dhe Aishe Haklaj.

Personat që do merren në pyetje: Genc Hoti, Mentor Daja, Ismet Jovani, Aishe dhe Zylfije Haklaj, Majlinda Popoviç, Muharrem Haklaj dhe Zenel Neza.

Ndërkohë që Gjykata ka vendosur që të mos thërrasë si dëshmitar ish-kreun e SHIK Fatos Klosi.

Fakti që Gjykata nuk ka pasur një vendim për ish-kryeministrin Berisha, ka bërë që të ketë një debat mes drejtuesit të trupës gjykuese Lazër Sallaku dhe avokatit të Haxhisë, Idajet Beqiri. Ky i fundit është shprehur se çështja është politizuar, dhe se Berisha duhet të ishte i pari që të thërritej në gjyq, pasi e ka parë të gjithë ngjarjen nga dritarja.