“Për zotin mu duke si…”, këngëtarja e njohur shqiptare i jep përgjigjen “epike” ndjekëses: Ngatërresë e lezetshme (Foto)

140

Soni Malaj është një nga këngëtaret më të pëlqyera për publikun shqiptar. Mbrëmjen e kaluar ajo ka qenë pjesë e emisionit më të ri Këngë Moj ku ka kënduar këngë popullore së bashku me kolegë të tjerë.

Soni ka ndarë në rrjetet sociale disa nga momentet nga mbrëmja ku në sy ra pamja e saj. Në rrjet pati shumë reagime ku njëra prej ndjekëseve ka komentuar: “Për Zotin mu duke si Greta Koçi.”

Por Soni Malaj ka reaguar duke u përgjigjur: “Për mua është ngatërresë shumë e lezetshme, sepse Greta Koçi është një vajzë dhe një artiste fantastike”, duke treguar kështu se ka marrëdhënie shumë të mira me Greta Koçi.

Lexo edhe:   Zbulohet surprzia e Visjanit, ja detajet e bashkëpunimit me reperin e njohur. Kënga del për pak ditë