Kledi Bahiti i thotë në sy moderatores së sportit se pendohet që ka rënë në dashuri me të

186

Të ftuar në emisionin Rudina në Tv Klan, ka qenë kantautori i njohur Kledi Bahiti dhe moderatorja e sportit Pejana Elezi.

Ata kanë rrëfyer për herë të parë historinë e dashurisë së tyre dhe si janë njohur. Ata kanë treguar se u njohën nga rrjetet sociale dhe që ditën e parë janë përshtatur shumë me njëri-tjetrin dhe ka pasur një kimi të madhe mes tyre.

Rudina Magjistari: Pse ke rënë në dashuri me të?

Pejana Elezi: Sepse Kledi ka qenë shumë ndryshe nga shumica e njerëzve që unë kam njohur dhe nga shumica e njerëzve që janë sot vërdallë, më pëlqen se është artist dhe për shumë gjëra kemi këtë shpirtin artistik, më pëlqen të shkruaj, për Kledin kam shkruar jashtëzakonisht shumë.

Ndoshta edhe qetësia që Kledi ka, të qenurit artist janë gjërat që më kanë tërhequr më shumë. Është shumë i qetë, gjë që unë nuk e kam fare edhe më duket sikur në shumicën e gjërave më plotëson këto mungesat që kam unë. Kam përshtypjen që plotësojmë njëri-tjetrin.

Rudina Magjistari: Po ti Kledi pse re në dashuri me Pejanën?

Kledi Bahiti: As vetë nuk e di.

Pejana Elezi: Këtij i erdhi pak me vonëse se unë e pata më të shpejtë.

Kledi Bahiti: Jam bërë pishman me thënë të drejtën.

Pejana Elezi: Epo tani iku.

Rudina Magjistari: Duket se jeni një çift që keni shumë harmoni me njëri-tjetrin.

Kledi Bahiti: Që në takimin e parë bashkë, ne kemi folur aq shumë gjëra saqë nuk fliten as me njerëzit e shtëpisë, as me ata që njeh gjithë kohës. Patëm një kimi, më dha një feedback shumë të mirë.

Rudina Magjistari: Pse nuk vendosët të bënit dasmë, por vendosët të bëheshit prindër?

Kledi Bahiti: Mua nuk më pëlqejnë shumë dasmat, nuk jam shumë tradicional. Ndoshta për 1-vjetorin e djalit mund të një festë të vogël. /tvklan.al