Nuk përmbahet Bleona Qerreti, tregon emrin e politikanit që ‘e çmend’: E dua!

Këngëtarja Bleona Qerreti ka treguar në një intervistë për ABC arsyen se përse mbështeti Presidentin Donald Trump.

Bleona gjithashtu zbuloi edhe se ka një afeksion të veçantë për diplomatin amerikan Richard Grenell.

Këngëtarja u shpreh se është zyrtarisht në dashuri me Grenell dhe se ai është një “rockstar”.

“E dua, jam zyrtarisht në dashuri me të. Është një rockstar, është një fat i gjithë shqiptarëve. Jam vajzë me fat që e kam takuar. E adhuroj.”

Po ashtu, duke folur për presidencialet, Bleona tha se e ka ditur gjithmonë që këto zgjedhje i fiton Donald Trump.

“E kam ditur që Trump do fitojë. Nuk ka logjikë mos fitojë Trump. Kolegët e mi nuk kanë mundësi që të thonë atë që mendojnë. Unë jam e lirë. Marrëdhënia ime personale me të nuk është arsyeja që po e mbështes. Amerikanët kanë pasur një jetë më të mirë,” u shpreh ajo.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...