Mos i mbani në shtëpi sjellin fat të keq, ja 5 gjerat

Karrike lëvizëse

A mos lëvizi karrikja juaj? Apo ishte era? Edhe sikur thjesht të imagjinoni karriken tuaj të vjetër lëvizëse, që lëkundet në errësirë, në një dhomë të shkretë, do të mjaftojë t’ju bëjë të kuptoni përse njerëzit supersticiozë preferojnë karrike që qëndrojnë fort në tokë. Sipas legjendave irlandeze, një karrike bosh që lëkundet është ftesë e hapur për shpirtërat e këqia, që të ulen. Nëse një karrike lëviz vetë, është shenjë se një hije ka zënë vend tashmë.
Bojë muri jeshile

Ky supersticion në fakt ka një bazë të fortë në fakte historike, duke qenë se një herë e një kohë boja jeshile mund të ishte vdekjeprurëse. Përgjatë gjithë shekullit 18, bojërat sintetike jeshile bëheshin me një substancë të re të quajtur arsenik hidrogjen. Po arsenik. Muret me bojë jeshile a me letër jeshile mund të lëshonin gazra helmuese, dhe disa punëtorë fabrikash në atë kohë u sëmurën dhe vdiqën prej ekspozimit. Disa njerëz supersticiozë e shohin bojën jeshile si një shenjë të keqe, edhe sot e kësaj dite.

Orët e prishura apo të ndalura

Traditat e Feng shuit paralajmërojnë që të mos mbani gjëra të thyera në shtëpi, pikë. Atro paraqesin thyerje të brendshme dhe të jashtme, që nuk ka vend në jetën tënde. Sidomos një orë e thyer mund të jetë një shenjë e keqe. Feng Shui dikton që, mjetet që matin kohën të jenë gjithmonë në punë, përndryshe rrezikon të ngecësh e të mos ecësh dot përpara në jetën tënde. Nëse një ore të prishur i bie zilja, kjo mund të sinjalizojë një vd ekje së afërmi.

Kaktus

Lajme të këqia për ata që pëlqejnë bimët. Parimet e Feng shuit thonë se bimët që kanë pjesë të jashtme me majë apo me gjemba janë magnete për vibracione të këqia. Sipërfaqja me gjemba e kaktusit, apo bimëve të tjera të ngjashme, mund të sjellë tension në shtëpi dhe në marrëdhënie. Përjashtimi i vetëm? Trëndafilat, kërcellët me gjemba të të cilëve nuk mjaftojnë për të larguar energjinë pozitive nga lulja elegante.

Krevati i parregulluar

Ndoshta i nxitur dhe prej prindërve të frustruar, një supersticion paralajmëron se të mos rregullosh krevatin – apo edhe të ndërpritesh teksa po e bën këtë gjë – mund të të dënojë me një natë pa gjumë. Përpiqu të mos kesh shpërqëndrime kur rregullon carcafët dhe jastëkët.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...