“Je ndër kryeministrat më të famshëm”, Rama kënaqet me komplimente në Malësi të Madhe por hedh ‘kunja’ kur përmenden tenderat: Mos më bëj të …

Kryeministri Edi Rama ishte në Vermosh të Malësisë së Madhe ku deklaroi do të jetë dekada e turizmit malor, e cila ka hyrë në një rrugë të re që do të ngjitet në një nivel tjetër. Aty u takua me banorët e zonës, ndërsa nuk munguan komplimentet për kryeministrin, i cili nuk hezitoi të bënte batuta.

“Je ndër kryeministrat më të famshëm”, i tha një banor, ndërsa Rama iu përgjigj: “Më i gjati jam, por më i famshmi nuk e di”

Ndërsa një tjetër banor e pyeti për reformën e tokave duke i thënë: “Pagesat që u bëhen zotërinjve që masin tokën, a do të ishte e mira që pak a shumë të na jepte favor shteti. Ku bazohet kjo reformë, a do të jetë si reforma e ’46, do ti përshtatemi asaj apo të shkoj të mas tokën e tjetrit?”

Ndërsa kryeministri iu përgjigj se është miratuar një ligj për këtë cështje dhe po punohet që të bëhen aktet nënligjore me këshillat e bashkisë.

“E di këtë cështje se e kemi diskutuar që kur kemi ardhur mnë fillim fare në 2013 për herë të parë kur kërkonim votën për fushatën dhe është e qartë që në disa zona nuk është pranuar 7501 për shkak se njerëzit i kanë të qartë kufijtë, nuk kanë sherr me njëri tjetrin dhe 7501 i fut në sherr. Ka qenë problem se 7501 është ligji dhe devijimi nga ligji ka qenë i papranueshëm.

Është një temër për të cilën kam bërë mbledhje më shumë se cdo gjë tjetër por në fund e kemi mbyllur me ligjin që kemi kaluar tani. Tani po bëjmë vetëm aktet nënligjore me këshillat e bashkisë. Kjo është një punë që do ta bëjë Bashkia paraprakisht që do të bëjë të gjithë topografinë mbi bazën e mirëkuptmit që keni me njëri tjetrin. Ti e di shumë mirë se ku është kufiri. Aty ku ska probleme do bëhet topografimi dhe jepet. Aty ku ka probleme do të zgjidhet me gjysh”, tha Rama.

Por kur banori i kujtoi tenderat duke i thënë se është i kënaqur me punën e punëtorëve që rregulluan zonën dhe uron që të marrin tenderin e rrugës së Velipojës, Rama i tha:

“Mos më bëj të dal tek pyetja ime ‘Sa fëmijë ke’?”. Ndërsa banori i tha se nuk është i martuar e as nuk ka fëmijë, dhe kryeministri nuk e kurseu ironinë: “S’je i martuar prandaj nuk e di se bëhen me radhë fëmijët”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...