E fundit! Në gjëndje të rë ndë nga koronavirusi, Koço Devole futet në intubim

81

Koço Devole, artisti, regjisori dhe skenaristi, 77 vjeçar prej 10 ditësh është in fektuar me koronavirus.

PUBLICITET

CNA.al mëson se mbrëmjen e djeshme Devole është futur në intubim pasi gjendja e tij shëndetësore është rënduar. Sipas burimeve zyrtare nga stafi i mjekëve, gjendja shëndetësore e aktorit paraqitet tejet e rënduar.

Gjithashtu bëhet me dije se Koço Devole vu an edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruse, të cilat e bëjne edhe më shqetësuese situatën.

Prej mbrëmjes së djeshme, aktori dhe regjisori po lu fton për të fituar bet ejën me virusin e rre zikshëm.Siç duket “lu fta” me Covid është be teja e radhës për Koço Devolen, të cilën duhet ta fitojë.

Koço Devole është një nga personalitet më të njohura të humorit shqiptar. Përveçse është një aktor i shkëlqyer humori, Devole është karikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh. Rolet e tij në skene dhe ekrane janë nga më të njohurit për publikun shqiptar.

Devole ka qenë skenarist dhe aktor në koncertet e vitit të Ri te RTSH-se ne vitet 1979 – 1997 si edhe autor dhe Regjisor ne telekomedite: Çanta e zeze 1986, Të gjallë apo të vdekur 1996, Çanta me nje milion 1993, Nje dite i cmendur 1995, Pushime në Romë 1996, Tre shoke pa sherbyesen 2001, Karafili dhe Kleopatra 2001, Milioneri 2005, Na ishte njehere Shqipëria 2009.

Vitet e fundit Koço Devole ka punuar si skenarist në emisionin “Fiks Fare”. Gjithashtu, Koço Devole eshte autor dhe regjisor i shume spektakleve skenike./CNA.al

PUBLICITET