Një aksident i rëndë me makinë në Gjermani ka sjellë vdekjen e një fëmije dhe plagosjen e tre të tjerëve. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se makina u fut në një rrugë këmbësorësh, duke përplasur personat në fjalë.

Aksidenti ëstë shënuar në qytetin e Keben, ndërsa dyshohet se shoferi i makinës u arratis në një korsi biçikletash, duke e lënë automjetin në vendngjarje.

Të plagosurit janë dërguar në spital. Autoritetet deklarojnë se shoferi u fut qëllimisht në rrugën e këmbësorëve, duke e lëshuar makinën drejt tyre për t’i plagosur.