Pëllumb Pipero shprehu miratimin e tij për masat e reja të vendosur nga Komiteti i Ekspertëve pasi ditët e fundit po rritjen rastet.

Mjeku tha se shqiptarët duhet të bëjnë kujdes pasi rre ziku më i lartë i infektimit vjen nga baret dhe restorantet, ku këshillohet mbyllja me orare.

“Vatër kryesore e përhapjes së virusit janë baret dhe restorantet. I sugjerova që atëherë komitetit të ekspertëve që të shqyrtonin fashën e orareve për lokalet.

Gjithashtu kërkova mbylljen e kinemave si pjesë e masave. Këto masa janë në përputhshmëri me ecurinë e valës së virusit” tha Pipero.