Areti Beruka, kryeinspektore për shëndetin në Tiranë, që më 26 tetor rezultoi e infektuar me Covid-19, vijon të marrë pjesë në mbledhjet e Komitetit Teknik të Ekspertëve. Këta të fundit, u mblodhën sot, për t’i kthyer përgjigje kryedemokratit Lulzim Basha, i cili tha se shifrat e koronavirusit po fshihen dhe se kjo është fasadë e Ramës.

 

Pjesë e mbledhjes për t’ju përgjigjur Bashës, është edhe vetë Beruka. Ajo shihet në anën e djathtë të tryezës së mbledhjes, teksa diskuton me të gjithë anëtarët e tjerë, në lidhje me këto akuza.

 

Po çfarë kërkon Beruka në këtë mbledhje? Kryeinspektorja duhet të ishte e izoluar, deri në momentin që të negativizohej dhe të kurohej dhe jo të mblidhej me kolegët e saj, sikur koronavirusi të mos ekzistonte kurrë. Po personat që janë në të njëjtën tryezë me Berukën a e kanë bërë tamponin? newsbomb.al

 

Foto nga mbledhja e Komitetit Teknik