Plotësohen kapacitetet e dy spitaleve Covid 1 dhe 2. Tashmë në vijën e parë të zja rrit hyn edhe godina Covid 3, që është vendosur në ish-repartin e Kir urgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

 

 

Spitali do të shërbejë për trajtimin e pacientëve të infektuar me koronavirus, duke qenë se kohët e fundit në vendin tonë ka pasur një rritje të ndjeshme të rasteve të infektuar me koronavirus. Burime për bëjnë të ditur se aktualisht në spitalin Covid-3 janë shtruar 6 pacientë të cilët janë infektuar me virusin.

 

Siç shihet në një video të siguruar nga BallkanWeb spitali Covid-3 ndodhet në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, tek ish-kirurgjia e vjetër. Kryeministri Edi Rama inspektoi disa ditë më parë go dinën dhe deklaroi se brends Covid3 janë gjithsej 150 shtretër, ndërsa në shërbim mjekësor janë 50 mjekë dhe infermierë.