Në Qarkun e Elbasanit mungojnë tamponët për të konfirmuar nëse je apo jo me koronavirus.

 

Qindra qytetarë presin për të kryer tamponin. Në një video të siguruar nga “Panorama”, një qytetare, bashkëshortja e një punonjësi policie, kërkon pranë spitalit lokal.

 

Infermierja thotë me tone të larta se ata mungojnë dhe numri i qytetarëve sipas saj që presin një tampon të tillë është rreth 100 persona.

 

Qytetarja: Më thatë se ka fare pak tampona aty.

 

Infermierja: Nuk ka tampona fare moj zemër. Ti po më vjen sot, unë kam 100 veta që presin. Nuk kam tampone për ty. Janë vetëm për urgj enca spitalore.

 

 

Mungesa e tamponëve është den oncuar edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili thotë se në këtë qark bëhen vetëm 5 tampona në ditë. “Qarku i Elbasanit vetem 5 tampone ne dite! 328 qytetarë presin prej nje jave te bejne testin.Por kryepidimiologu xhahil i Surrelit urdheron vetem 5 ne dite!

 

Inspektorja e policise me temperature, sorollatet pese dite per testin dhe nuk e ben dot sepse shefja e epidimologjise i thote se nuk ka teste! Ky eshte pseudokontrolli epidimiologjik i covid19 sipas standartit te xhahilit te Surrelit”- shkruan Berisha.