Ish-deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh mjek në profesion, Bardh Spahia, ka denoncuar situatën në spitalet Covid, që sipas tij janë lënë në kushte mesjetare.

Spahia shprehet se në spitalin Infektiv, ku ka më shumë se 100 pacientë, nuk ka skaner dhe bom bola gazi, ndërsa shton se kjo është një sjellje skandaloze me pasoja shumë të rënda te qytetarët.

Postimi i Spahisë:

QEVERIA E KA LENE SPITALIN INFEKTIV SI NE MESJETE: PA SKANER E PA BOMBOLA OKSIGJENI SHOQERUESE PER PACIENTET!!! Skandalet nuk kanë të sosur në dy spitalet Covid, nuk është vetëm ezaurimi i shtretërve e mungesa e personelit të kualifikuar për shërbim në terapi intensive, por situata është edhe më e rëndë se aq.

Dicka që e konstatova personalisht gjatë komunikimit me kolegët e mi mjekë në spitalin infektiv në QSUT, ku skaneri vazhdon të jetë i prishur e pra jashtë shërbimit.

Kontrolli me skaner është pjesë e rëndësishme e trajtimit në një spital Covid. E ndërsa shteti nuk e vë ujin në zjarr për rivënien në punë të këtij skaneri, pacientët e Infektivit dërgohen tek urgjenca e QSUT për të përdorur skanerin e këtij shërbimi. Por skaneri nuk është e vetmja mungesë e spitalit infektiv. Ka mungesë edhe të bombolave të oksigjenit.

Kështu një pacient i infektivit për të cilin po diskutonim nuk arriti të shkonte për të kryer skanerin tek urgjenca e QSUT, sepse në Infektiv nuk kishte bo mbol oksigjeni për ta transportuar!!!! E pabesueshme dhe skandaloze! E neveritshme kur me këtë situatë, Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu guxojnë të flasin për suksese!!!! Mungesë në bombola oksigjeni në spital Covid????

A ka papërgjegjshmëri më të madhe se kjo???

Respekt e mirënjohje pa fund për sakrificën e kolegëve mjekë dhe personelit shëndetësor, të cilët vazhdojnë të ofrojnë shërbimin në kushte mungesash ekstreme, sic ishte rasti konkret i prishjes prej disa ditësh i skanerit të infektivit dhe i mungesës së një bombole oksigjeni që i mohoi pacientit në nevojë mundësinë për të kryer një skaner! TURP.