Mjeku shqiptar Shpëtim Baçi, ka shkaktuar të qeshura me batutat e tij ndaj kolegëve në Shqipëri që po përballen me pandeminë e koronavirusit.

I ftuar në një lidhje direkte me emisionin “Open”, Baçi u kërkoi qytetarëve shqiptarë që nëse kanë simptoma të sëmundjes mos të shkojnë në urgjencë por të kontaktojnë me mjekët dhe të trajtohen fillimisht në shtëpi.

“Shqiptarët të lidhen me mjekun e familjes, me specialistët. Siç e kam dhënë dhe herë të tjera; mjekët shqiptarë janë si llokum me arra. Janë të përgatitur dhe nuk kanë nëvojë që të shkojnë në spital menjëherë,”-tha ai duke shkaktuar të qeshura tek Pipero dhe Aliahmeti.

Mjeku Shpëtim Baçi është nga Shqipëria por prej vitesh punon në qytetin e Parmës në një spital privat të Italisë.