Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, mitropoliti Amfilohije, v diq mëngjesin e së premtes.

Lajmi u konfirmua nga Kisha, e cila tha se Amfilohije, 82 vjeç, vdiq në Qendrën Klinike të Malit të Zi në Podgoricë.

Udhëheqësja e Klinikës së Pulmologjisë në këtë spital, Jellena Boroviniq Bojoviq, tha pas mesnatës së shkuar se gjendja e mitropolitit është serioze, se është intu buar dhe vendosur në ventilim invaziv.

Më 7 tetor është bërë e ditur se Amfilohije është shtruar në spital për trajtim të koronavirusit. Fillimisht, mjekët e kanë vlerësuar situatën e tij si të qëndrueshme.