Gazetari Elidon Ndreka thotë se nuk ka konflikte me asnjë person, dhe se ai dhe familja e tij janë të sho kuar nga vendosja e tr itolit në derën e shtëpisë. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur pas mesnate në orën 00.30 minuta, në shtëpinë e gazetarit në fshatin Balldre të Lezhës.

Ndreka ka thënë se nuk ka konflikte pronësia apo konflikte të tjera me banorët e zonës, dhe se dyshon se tritoli ka ndodhur për shkak të profesionit të tij si gazetar. “Nuk di t’i kem shkelur kujt në kallo”, ka thënë ai për Neës 24.

“Në vendngjarje ka ardhur Policia dhe ka qëndruar deri në orën 04.30 të mëngjesit. Kanë kryer hetime. Është një ngjarje që na ka sho kuar. Presim që policia dhe prokuroria ta hetojë këtë ngjarje dhe t’i shkojë deri në fund.

Në banesën time jetoj me prindërit, bashkëshorten dhe dy vajzat. Kur ndodhi shpërthimi ishim të gjithë në shtëpi. Kur dolëm pamë që dera ishte dëmtuar. Sipas ekspertëve, këto shpërthime janë të vështira për tu zbuluar por autori ka lënë gjurmë.

Prindërit janë në pension, në moshë të thyer. Unë prej vitesh punoj si gazetar dhe nuk e di nëse kam shkelur në kallon e dikujt derisa të arrinin në këtë pikë. Sinqërisht, nuk di t’i kem shkelur dikujt në kallo. Konflike pronësie apo me banorët e tjerë nuk kemi pasur, prindërit janë të moshuar. Dyshoj se ka të bëj me profesionin, por s’di të drejtoj gishtin diku”, është shprehur Elidon Ndreka, gazetar.