Shqipëria është duke kaluar një situatë të vështirë përsa i përket pandemisë së koronavirusit. Numri i të infektuarëve po rritet ndjeshëm dhe shifrat e spitaleve janë shqetësuese.

 

 

LIdhur me këtë ka folur edhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Lidhur me kapacitetin e spitaleve ajo ka habitur me atë që ka parashikuar nëse shërbimi spitalor mbingarkohet. Ajo është shprehur se nëse ndodh kjo do të përballen në spitale me zgjedhje se kush do trajtohet i pari.

 

Ministrja është shprehur:

 

Sepse nëse do të kemi një mbingarkesë të spitaleve do të përballemi me vështirësi, do të përballemi me zgjedhje se kush do trajtohet i pari.