Jane marre te gjitha masat qe mesimi te mos zhvillohet online por te zhvillohet ne shkolla.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka thene se:“Jo, të gjithë i tremben faktit që shkollat mund të mbyllen përsëri, të gjithë e pamë sesa e vështirë ishte kur fëmijët i mbajtëm mbyllur për muaj të tërë, jo vetëm nga ana e procesit mësimor sepse e dimë shumë mirë që cilësia e procesit mësimor nuk është njësoj si në bankat e shkollës dhe nga shtëpia,

por dhe për sa i takon problemeve sociale që u shfaqën tek fëmijët apo dhe prindërit gjatë qëndrimit të tyre, kështu që dëshira jonë është që shkolla të mos mbyllet. Dhe ne po punojmë fort pikërisht për këtë gjë dhe i kemi marrë të gjitha masat, dhe po apelojmë vazhdimisht që të respektohen rregullat që të mos shkojmë drejt një mbylljeje.”

Por ajo shton se:“Duhet të respektojmë rregullat maskat, distanca, higjiena. Nëse ne respektojmë këto rregulla, rreziku për një mbyllje të dytë kuptohet që është më i ulët. Kjo është një gjë që nuk varet vetëm nga ne dhe ne nuk mund ta parashikojmë çfarë do të ndodhë.”

Ndaj duhet te ruajm distancimin social dhe te jemi te kujdesshem.