U gjet i vdêkur në mes të rrugës, Policia zbardh ngjarjen e sotme: Kush është 50-vjeçari dhe çfarë dyshohet se i mori jetën

Një 50-vjeçar i identifikuar si Rasim Sinani është gjetur i pajetë në rrugë, në lagjen 5 Maji në qytetin e Elbasanit.

Fillimisht u hodhën dyshime se viktima mund të ishte goditur me sende të forta në kokë, ose mund të ishte përplasur nga ndonjë mjet, por sipas Policisë, vdêkja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

“Në lagjen “5 Maji”, Elbasan, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi R.S., 50 vjeç, nga këqyrja e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga hetimet paraprake dyshohet se vdêkja ka ardhur nga një arrest kardiak.

Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Elbasanit.

Sinani kishte disa plagë në kokë, që duket se i janë shkaktuar nga rrëzimi i menjëhershëm në rrugë, pas arrestit kardiak, e megjtihatë hetimet për ngjarjen vijojnë ende.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...