Ish-kryeministri Sali Berisha vijon serinë e lajmeve ‘fake-news’ në profilin e tij në rrjetet sociale. Duke u munduar me çdo mënyrë për të “ulur” figurën e Kryeministrit Rama, shpeshherë Berisha bie në “grackën” e ngritur vetë. Rasti i fundit është ditën e sotme ku Ish-kryeministri ka publikuar në profilin e tij në Facebook një foto të një kamioni me shqiponjën kombëtare dhe mbishkrimin “Rama ik”.

 

Edhe pse dallohet lehtë se fotoja nuk është ashtu siç duket por fotomontazh, Berisha nuk ka denjuar tua servirë ndjekësve të tij si të vërtetë me qëllim për të nxitur urrejtje ndaj Kryeministrit Rama. Kjo nuk mund t’ju shpëtonte komentuesve të cilët në fakt i janë kthyer Berishës me komente të shumta tallëse.

 

/Marre nga Lexo.al/