Marjana Kondi nuk përmbahet/ Qan në mes të emisionit: Mos, boll tani…

Aktorja e madhe Marjana Kondi i përjetoi me shume emocion fjalët e regjisores Elkjana Gjipali. Të ftuara në emisionin “Abc e Pasdites” , ato ndanë me publikuan emocionet që përjetuan në 3 ditët e shfaqjes “Do e kuptosh kur të rritesh”.

Pyetjes së Ermal Peçit “A e ke kuptuar që Marjana Kondi është një dhe s’ka të dytë?”. “Po”! Kaq shkurt dhe prerë iu përgjigj Gjipali, ndërkohë që Kondi nuk e priti aspak, moment në të cilin ajo derdh lot.

“Eh! Mariana të duan, të duan!”, komenton Ermali.

“Po është puna, puna! Vitet, thinjat, rrudhat… është një gjë shumë e bukur. Ndoshta mosha jonë kërkon drejtësinë, nuk kërkon njerëzit që janë llafazan apo të ligj. Ne duam të jemi të qetë” Ndër të tjera në këtë bisedë miqësore Marjana tha se shprehja “u bë kjo” nuk i pëlqen aspak

“Unë nuk e di që mund ta kenë përdorur tek unë. Është shumë e shëmtuar. Mund të ketë ndonjë çmim kot që mund ta marrin, por “u bë kjo” nuk më pëlqen. Ndaj le të bëhen”, u shkreh aktorja.

Sikurse Marjana edhe Elkjana treguan se duhet të paguhen edhe me rrogë fikse, por edhe nga biletat, pasi kjo është vlerësim për punën që realizojnë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...