Kaq e pati shoqëria e Arbanës me Xhemin; Zbulohet aryseja pse dy ‘motrat’ jane ne krize me njera tjetren

“Edhe ne zihemi, por kurrë nuk mbajmë mëri. Maksimumi na zgjat dy orë” Kështu do të shprehej para pak kohësh Xhemi për shoqërinë me Arbanën, duke rrëzuar ‘mitin’ se dy shoqe të ngushta gjithmonë e gjejnë gjuhën e përbashkët, nuk grinden apo nuk konfliktohen.

Edhe dy shoqet simpatike, mikeshat e vjetra dhe koleget Arbana dhe Xhemi, ndonëse janë një nga ato dyshe të ekranit që i shohim thuajse gjithmonë bashkë ndodh të ‘prishen’ me njëra-tjetrën.

Në Instagram, Arbana ka zbuluar një komunikim mes saj dhe Xhemit teksa kjo e fundit i thotë se as nuk do ta ndjekë më në rrjetet sociale ! Arsyeja është e thjeshtë: Arbana, teksa përgatitet për publikimin e librit të saj më të ri me receta të shpejta, thjesht e ka ‘tepruar’ me gjithë ato gatime që publikon.

E Xhemi si një person që e shijon dhe nuk i thotë ndonjëherë jo ushqimit, nuk mundet t’i shikojë thjesht nga ekrani mos t’i shijojë.

“Më cmende, më hahet bukë. Do të bëj unfollow”, i ka shkruar Xhemi Arbanës, ndërkohë që kjo e fundit nuk ka nguruar t’ia kthejë me shaka duke shkruar:

“Prishet miqësia mes dy moderatoreve të njohura”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...