Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka marrë pjesë vajza e dy artistëve Xhovalin dhe Lira Gjoka.

Ajo ka rrëfyer historinë e dashurisë së prindërve të saj dhe është shprehur se babai i saj ka dashur të martohej në Kishë për në kohën e tyre Kishat dhe Xhamitë ishin të mbyllura. Ajo ka dashur t’i bëjë atyre një surprizë duke i organizuar një martesë të dytë në Kishë për 50-vjetorin e tyre dhe arriti t’ja realizojë.

Alketa: Dua t’i martoj prap sepse ata nuk janë martuar në Kishë, sepse koha e tyre kur ata janë martuar, Kishat dhe Xhamitë ishin të mbyllura. Babai ka patur dëshirën gjithmonë të martohej në Kishë ashtu si dikur kur prindërit e tij 27 vite më parë u martuan në Kishë. Babai është katolik dhe mamaja myslimane.

Ardit Gjebrea: Do donte mamaja jote të shkonte në Kishë?

Alketa: Do donte, jam shumë e bindur që do donte. Mamaja dhe babi në vitet e tyre të bashkëjetesës i kanë ndjekur të dyja ritet, i kanë respektuar pa fund të dyja ritet dhe ne na kanë mësuar po ashtu. Prindërit e mi e kanë nisur historinë e tyre në Institutin e Lartë të Arteve, babai ka studiuar për aktor dhe mamaja për muzikë.

Ardit Gjebrea: Mamanë tënde e kam patur mësuese në Liceun Artistik, një nga ato mësueset e rrepta pafund, ishte shumë autoritare, po me ty si kanë qenë?

Alketa: Njësoj, kam një motër e një vëlla tjetër dhe ata e kanë kaluar më shumë mbi kurizin e tyre sesa unë. Unë kam koreografi dhe mami më ka dhënë mësim shumë pak kohë. Babi ka qenë i urtë, i qetë, nuk e mbaj mend ndonjëherë të ketë çuar zërin. Ka qenë ai personi që ka vënë dorën dhe ka thënë stop, jemi njerëz. Prindërit e mi vinin nga dy familje artistësh, problemi që kanë pasur këta dy të rinj ka qenë ndryshimi i feve.

Kanë patur pengesa në këtë lidhje, sepse ka patur familje që nuk e kanë pranuar këtë lloj lidhje. Mamaja e mamasë time nuk e ka pranuar, jo nuk ka dashur që mami të martohej me një katolik. Atëhere babi për t’ja dalë mbanë një gjëje të tillë, ka vënë kollonën e pestë që ishte Agron Aliaj (vëllai i të ëmës së Alketës). E takoi dhe i shprehu dashurinë që kishte për mamin tim dhe Agroni me mendjen e tij të gjërë, të madhe e të bukur tha e kuptoj shumë mirë që nuk e kishte të mundur kthimin mbrapsht nga kjo dashuri. Shkon në shtëpi dhe i thotë mamasë së vet, mama Lirën e fejova, mbaroi. Ajo u qetësua sepse Agroni do e fejonte e do e martonte me një mysliman. Po hë shyqyr tha, po me kë?

Agroni i thotë me një familje shumë të mirë Xhovalin Gjoka, i biri i Pjetër Gjokës e asaj i bie pika në kokë. Megjithatë ata u martuan dhe në familjen tonë ka pasur shumë dashuri dhe harmoni. Unë mendoj që mami dhe babi nuk do kishin mundësi të bënin për njëri-tjetrin. Mendoj që është shumë e vështirë që sot të gjesh një dashuri të tillë sublime, një qetësi kaq të madhe në një familje. Unë do kisha dëshirë që në këtë 50-vjetor të tyre, të dashurisë së tyre, t’u krijoja mundësinë atyre të celebroheshin në këtë Kishën e tyre të mrekullueshme. /tvklan.al