Trajtohej keq dhe nxihej nga edukatoret, vajzës së vogël i ndryshon jeta kur…

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare në Tv Klan ka ardhur një nënë e cila quhet Silvana dhe ka treguar një histori të dhimbshme që lidhet me vajzën e saj të vogël Elisa. Kur Elisa ishte 2 vjeç ajo shkoi për herë të parë në kopësht dhe pas dy javësh e ëma pa të nxirra në trupin e saj.

Ajo dyshoi se edukatoret po e trajtonin keq, Elisa nuk dëshironte të shkonte, ulëriste dhe qante nëse ia përmendnin emrin kopësht. E ëma u detyrua që të ndërronte lagje dhe të pas 8 muajsh e dërgoi në një kopësht tjetër. Aty Elisa njohur edukatore Danjelën që ia ndryshoi jetën. Vajza e vogël filloi ta donte shumë dhe të lidhjej shumë shpirtërisht me të.

Ardit Gjebrea: Na trego pak për dashurinë që ka për mësuese Danjelën.

Silvana: Në fillim na ka bërë pak xhelozë, sidomos burrin tim sepse një kohë në shtëpinë tonë përmendjen vetëm emri Danjela asgjë tjetër. Krijova shumë besim tek ajo sepse ishte kryevepër, pa pikë interesi. Ajo merrte atë rrogë aty dhe nuk shikonte gjë tjetër. Punonte shumë me fëmijët, jo vetëm me Elisën por me të gjithë.

Por Elisën sikur e veçoi më shumë dhe kur e pyesja, më thoshte asnjëherë të vetme Elisa nuk më ka shfaqur probleme, si Elisa t’i kisha të gjithë fëmijët. Ajo mëson, është e sjellshme, e rregullt të gjitha. Më thoshte nuk e di pse më pyet kaq shumë. Dhe kuptova që ka qenë faji i edukatoreve dhe jo Elisës.

Ardit Gjebrea: A ishte e vështirë për Elisën të kalonte nga kopshti në shkollë?

Silvana: Po por e ka përgatitur shumë mësuese Danjela. I ka thënë mësuesja ku do shkosh është shumë e mirë dhe unë e dua shumë. Ia ka thënë në prezencën time. I tha që ajo mësuese është njësoj si unë dhe Elisa e ka fiksuar këtë gjë dhe e ka marrë dhe mësuesen tjetër me shumë dashuri. Deri tani është shumë e mirë. /tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...