‘Qorre, balenë, ku*vë’, 8 momentet skandaloze dhe gjuha ndaj femrave në televizionet shqiptare

Ka ndodhur shpesh në ekranin shqiptar të dëgjojmë fyerje, sharje, ndaj figurave publike, por më e rëndë është gjuha e përdorur ndaj femrave me komentet që bëhen për to.

Është skandaloze për vetë faktin se gjuha e përdorur në televizione, më pas reflekton edhe në kulturën, komunikimin e përditshëm të njerëzve. “Xing.al” vendosi t’ju tregojë sot këto 8 momente, ku personazhe të njohur kanë ofenduar publikisht.

“Qorre”, ishte fjala që shkaktoi reagime të shumta kur Renato Mekolli ofendoi një nga konkurrentet e “Hell’s kitchen”. Konkurrentja, Erkiada shpërtheu në lot pas këtij momenti duke u shprehur se pika e saj e dobët janë sytë. “Unë kam pasur një gjysh të verbër dhe gjëja e parë që kam bërë kur kam lindur fëmijët ka qenë vizita e syve. Është gjëja e vetme që më prek në botë. Nëse shef Renato më thotë sërish, unë sërish do qaj dhe sërish do prekem por ai të më japë vlerësimin e asaj që unë bëj”-u shpreh konkurrentja.

Fyese ishin edhe komentet që u bëri opinionisti Arjan Konomi vajzave në “Përputhen”. Pas prezantimit të Teas, Konomi nisi të komentonte peshën e saj trupore. “Ti mund të mendosh se je pak mbipeshë, ato format e tua që mua më duken të bukura, të rrumbullakosura. Në sondazhe, meshkujt zgjedhin si femrën ideale ato të kolmet”-tha Konomi.

Dhe pas komenteve për vajzën “mbipeshë”, opinionisti bëri një koment aspak me vend për konkurrenten tjetër, Anën. “Ishte vërtet pasioni jot kuzhina? Se nuk e lidh dot me kuzhinën një vajzë që duket pak si anoreksike, kaq e dobët…”

“Degjenerim”-kështu u shpreh Gold Ag për këngëtaren e njohur, Tuna në një intervistë së fundmi, ofendim i cili shkaktoi zhurmë në rrjet. “Nuk kam qejf që një femër si ajo me prezantu degjenerim te femrat shqiptare, te motrat tona. Unë nuk jam ai që duhet të drejtoj femrat se çka me qit e çka mos me qit, por për derisa ajo ka këndu serbisht e vjen në Kosovë e qet zogun, te une jo”. Megjithatë pas reagimeve të shumta në rrjete sociale, Gold Ag e mohoi ta kishte fyer këngëtaren, por sipas tij nuk ka dëshirë që këngët e saj të prezantohen para motrave e nënave.

Vazhdojmë me një tjetër deklaratë shokuese dhe këtë herë bëhet fjalë për Ana Likën e cila, kohë më parë bëri një koment fyes për Fifin. “Kjo është si balenë, si fuçi uthulle. Kjo s’ka as stil…Dëgjova që fliste për peshën trupore. Më mirë mos të lodhet që t’i humbi ato kile se nuk është se do i humbi se është genetike. Njerëzit e kanë dashur se ka qenë kështu”-tha Ana për Fifin.

Kohë më parë bëri bujë edhe deklarata e modeles Trejsi Sejdini ndaj këngëtares Enca. “Sa është një Enca janë tre Trejsi. Si mund të mos jetë e virgjër Enca. Kush e mban në krik Encën”-tha modelja, deklaratë e cila nxiti sherr mes të dyjave.

Moderatori Kelvi Kadilli po ashtu ka bërë një deklaratë fyese për femrat duke u shprehur se 90% e tyre janë k*rva. Teksa fliste për këngën e tij “Vajzat e fshatit”, Kelvi u shpreh: “Ironizoj gjithë popullatën, 90% janë të tillë. “I bie që 90% të femrave po na i nxjerr kurva?”-e pyeti Kastro Zizo. “Shumica ashtu janë, tani të lutem. Nuk e di, çfarë shikoj natën. Ka edhe goca shumë të mira, por…”, u shpreh Kelvi.

Pak kohë parë bëri namin deklarata e Robert Berishës, i cili gjatë një interviste ia vinte fajin bashkëshortëve pse meshkujt kanë lidhje jashtëmartesore. Sipas tij gruaja duhet të kënaqë dëshirat e burrit të saj dhe madje fajtore është gruaja që burri nis një lidhje jashtë martesës së tyre.

“Sa më shumë gabime që bëni tek shtëpia, rritet numri i dashnoreve,”-shprehej me të qeshur këngëtari.

“Në këtë rast gratë mund të më marrin inatin, ‘kqyre pisi çfarë foli’… Po ruajini burrat ose rrini gati, që të mos shkojë puna te dashnorja! Unë mendoj që një mashkull i suksesshëm, që e mbush frigoriferin mirë, që e sheh gruan mirë, që i ka të gjithë të mirat gruaja e vet dhe fëmijët gjatë dimrit dhe verës, çfarë ka ndonjë problem aty që paska ai dashnore? Hiç, sa më pak fjalë, rritni fëmijët, shkoni me pushime, hani, pini, duajeni burrin, rrijini gati dhe ndoshta nuk e rrit numrin e dashnoreve. Sa më shumë gabime që bëni tek shtëpia, rritet numri i dashnoreve. Kështu që bëhuni të mençura. O zvogëlojani numrin, o ja hiqni krejt ato. Krejt varet prej jush. Ky ishte mesazh për gratë.”– përfundoi këngëtari.

Një tjetër deklaratë shokuese bëri edhe Robert Aliaj. I ftuar në “Provokacija”, Roberti u pyet nga Mustafa Nano për herën e tij të parë dhe Roberti deklaroi se ishte përdhunuar nga një femër. Por pjesa që shkaktoi zhurmë të madhe në rrjet ishte kur artisti tha: “Unë e dëshirova pas aktit. Dhe një femër kur përdhunohet e ka një moment kënaqësie, por kjo s’do të thotë që s’është dhunuar”.

Më vonë Roberti justifikoi deklaratën e tij duke u shprehur: “Unë pata një pyetje provokuese dhe dhashë një përgjigje provokuese”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...