Voltana Ademi e PD, i mbush xhepat nipit të Sadri Abazit të PS me 400 milionë lekë

Dhe ja ku i rikthehemi përsëri të njëjtës temë. Asaj që PS dhe PD bashkëpunojnë më së miri me njëri-tjetrin kur vjen puna tek paratë.

Nëse gjithë kohës “gjoja” zihen në TV si macja me miun, në të vërtetë, pas kamerave “fryhen” e ngopen së bashku. Deri më sot ju kemi paraqitur shumë raste të tilla ku eksponentë të PS në pushtet u jepnin tendera kompanive të lidhura me eksponentë të PD. Rasti më i fundit përfshin kryetaren e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi.

Siç dihet Voltana është pjesë e Partisë Demokratike prej vitesh. Mirëpo rezulton se ajo i ka dhënë dy tendera me negocim dhe pa njoftim Arbër Abazit, nipit të eksponentit dhe ish deputetit të Partisë Socialiste, Sadri Abazi. Më konkretisht bëhet fjalë për tenderat me numra reference REF-75857-10-16-2020 dhe REF-75858-10-16-2020. Objektet e tyre janë respektivisht “Shërbimi i Pastrimit Qytetit Zona Jugore A” dhe “Shërbimi i Pastrimit Qytetit Zona Veriore B”.

Për tenderin e parë, kompania e nipit të Sadri Abazit, ALKO-IMPEX General Construcion, ka ofruar vlerën 18,255,755 lekë të reja pa TVSH ose rreth 220 milionë lekë të vjetra me TVSH. Kjo shifër është e barabartë me 96% të fondit limit të tenderit. Ndërsa për tenderin e dytë, kompania ALKO-IMPEX General Construcion ka ofruar vlerën 14,607,335 lekë të reja pa TVSH ose rreth 175 milionë lekë të vjetra. Edhe në këtë rast, shifra e ofruar është thuajse e barabartë me fondin limit, përkatësisht rreth 96%.

Pra siç shikohet, në total kompania e nipit të Sadri Abazit, ka marrë nga Voltana Ademi rreth 400 milionë lekë të vjetra me TVSH nëpërmjet procedurave me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës dhe ku vlera e ofruar është thuajse e njëjtë me fondin limit.

Marre nga JOQ

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...