Kryeministri Italian ka firmosur dekretin që hyn në fuqi nga e hëna dhe që vendos kufizime për shkak të koronavirusit. Mësohet se lokalet dhe restorantet do të qëndrojnë të hapura deri në orën 18:00, ndërsa më pas do të duhet të mbyllen.

 

Shkollat do të vijojnë të qëndrojnë të hapura, por tashmë autoritetet do t’i japin prioritet mësimit online.

 

Edhe transporti publik do të vijojë të qëndrojë i hapur, por rekomandohet të përdoret vetëm nga personat që kanë situata urgjente.

 

Palestrat dhe pishinat në ambiente të mbyllura nuk do të hapen nga dita e hënë. Të mbyllura do të jenë edhe qendrat e lojërave, kinematë dhe teatrot.

 

Masat ekstreme të vendosura nga qeveria italiane do të zgjasin deri më 24 Nëntor dhe vijnë si pasojë e rritjes së lartë të numrit të të infektuarve.