Ç’ka ndodhur me Capital T dhe Eni Koçit? Këngëtari shprehet se bashkëpunimi me të është më i…

I ftuar mbrëmjen e djeshme në “Shiko kush luan”, Capital T u bë pjesë e lojës ”Paintball”, ku më shumë nga të gjithë artistët që kishte përballë, gjuajti drejt fotografisë së Eni Koçit.

I pyetur se me cilin prej artistëve ka bashkëpunimin më të keq, Capital T u përgjigj:

“Asnjëri nuk mendoj se ka qenë shumë i keq, mirëpo…” duke gjuajtur drejt Eni Koçit.

Ai gjithashtu gjuajti drejt fotos së saj edhe kur u pyet për artistin më pak të talentuar dhe për atë të cilit nuk do t’ia dëgjonte këngët.

Nuk dihet nëse Capital T e bëri këtë zgjedhje vetëm se me Enin ka më pak afrimitet nga artistët e tjerë që kishte përballë apo se mes tyre ka ndodhur diçka pas bashkëpunimit me titull “Diva”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...