Ngjan si një sfidë e pambarimtë, por që përherë shuhet pa asnjë pasojë dhe historitë tregohen brenda mureve të shtëpisë si barsaleta apo mes miqsh vite më pas.

Kushdo që ka motër i njeh fare mirë mëritë dhe sh.erret e vogla apo edhe të mëdhatë dhe që ndizen që nga prekja e sendeve të tualetit deri tek përdorimi i rrobave. Kush nuk ka veshur fshehtas një rrobë të motrës së madhe apo të motrës së vogël dhe më pas kur është kthyer në banesë është ndodhur nën s.ulm.

Ngjan si një sfidë e pambarimtë, por që përherë shuhet pa asnjë pasojë dhe historitë tregohen brenda mureve të shtëpisë si barsaleta apo mes miqsh vite më pas.

Por dy motra e kanë ndarë përleshjen me njëra-tjetrën në polici. Molla e sher.rit ishte një bluzë e veshur pa leje. E nxehur motra që i ishte veshur T-shirt ka telefonuar policinë që nuk kishte nga ja mbante, por ka mbajtur fjalë për fjalë secilin nga qëndrimet derisa të dyja motrat, pasi janë pajtuar kanë dalë sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Dosja u rregjistura në komisariatin numër katër dhe të dyja motrat dorëzuan kallzim për njëra-tjetrën. A.D e moshës 28 vjeçe tregon sipas burimeve të gazetës Si se u kthye nga puna si normalisht dhe u shtri për të pushuar. “U kthye në shtëpi. Motra e vogël T. që sapo hyri bë.rtiti -pse e ke veshur bluzën time dhe kërkoi që ta hiqja direkt. U mundova ta qetësoja, por ajo më go.diti me grusht, më kapi nga flokët dhe më shtriu në dysheme.

U përpoqa të vetmbrohem dhe ta qetësoj, dhe vura re që më doli gj.ak nga hundët, në këtë çast T. ndaloi së go.dituri”. Në nerva e sipër motra e madhe ka dalë nga shtëpia duke e lënë të motrën të çoroditur në mes të shtëpisë, ndërsa ka telefonuar policinë.

Motra e vogël edhe ajo me arsim të lartë u thirr menjëherë në polici bëjnë me dije burimet e gazetës Si dhe ka dhënë me shkrim qëndrimin e saj që iu bashkangjit dosjes.

T. tregon se pak përpara se të linte punën, e motra i nisi foton e T-shirt të gr.isur . “U nxeha dhe filluam të shaheshim në telefon dhe motra më tha se nga inati do ti vishte të gjitha rrobat e mia. Kur hyra në shtëpi pashë që ajo kishte veshur një bluzë tjetër timen dhe filluam të go.diteshim” tregon e reja . “Më vjen turp për këtë që ndodhi dhe që debati shkoi deri në rr.ahje. Kur më telefonoi policia u habita dhe nuk e prisja që motra të bënte kal.lzim për mua. Por edhe unë jam dë.mtuar pasi A. më nguli dh.ëmbët në dorë dhe më kapi nga flokët.

Mami u mundua të na qetësojë, por A. doli me nerva” rr.ëfen në komisariatin numër katër T. Pavarësisht paqes mes dy motrave në polici, zyrtarish policia pohon për gazetën Si se ka urdhëruar ekspertim mjeko ligjor për të dyja, dhe se secila kishte shenja në fytyrë.

Marrë nga Gazeta “Si”