Si ishte komunizmi, në rradhë për një palë brekë të Korçës

Nga Ilir Kadia

Si ishte komunizmi?!

Erdhi një kohë që vr iteshim në rradhë për një palë brekë të Korçës.Në fakt gabimi ish i qeverisë!Ajo mishin,djathin,gjalpin,vezët,vajin e ullirit…e bëri me tullon ndërsa brekët i la në shitje të lirë!

Prodhonte trikotazhi i shkretë në Korçë,me tre turne prodhonte, por njerëzia s’di pse kish aq uri për brekë! Ndoshta se, edhe pse kish aq shumë uri, prap e kish për turp të quhej brekëgrisur!

Dhe ja kështu shtyheshim nëpër rradhe dhe ish fitore e madhe kur arrije të merrje një palë pa ti hequr rradha brekët që kishe veshur, nga koka!

Ja kjo rradhë në foto si në këtë kohë do ketë qënë,në mes të Prillit!Në këtë kohë dyqanet furnizoheshin më shumë që njerëzia të parakalonte para shokut Enver në tribunën e 1 Majit me flamurët e fitoreve lart e …me brekë të reja fringo!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...