Deputetja socialiste Blerina Gjylameti ka rezultuar pozitive me Covid-19. Gjylameti ka deklaruar për Abcnews.al se ka simptoma të lehta dhe po merr trajtim mjekësor në banesë.

Ajo ka marrë përgjigjen e tamponit prej mbrëmjes së të hënës dhe është karantinuar bashkë me familjen e saj. Gjylameti është në një pritje të ëmbël dhe shumë shpejt pritet të bëhet nënë.

Në 24 orët e fundit në vend u konfirmuan pozitive me koronavirus 306 raste të reja. Që prej fillimit të pandemisë numërohen 18556 të infektuar.