Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në fshatin Fishtë të Lezhës në kuadrë të përvjetorit të lindjes së poetit Gjergj Fishta.

Një banore e zonës kishte përgatitur për Ramën dhe bashkëshorten e tij maska artizanale.

Rama e provoi maskën mirëpo u shpreh se kokën e tij e nxë vetëm partia socialiste duke nënkuptuar se ai vendos vetëm maska që mbajnë logon e PS-së.

Maska e përgatitur për Ramën ishte në ngjyrë gri ndërsa ajo për Linda Ramën me ngjyrë.

‘Maskë artizanale? Mua ma ke gjetur gri, zonjës me ngjyra. Siç e sheh, kokën time e nxë vetëm PS”.’- u shpreh Rama.