Kete te enjte ne sallen e keshillit bashkiak Malesi e madhe u mbajt konferenca permbyllese e projektit nderkufitar mes Malit te zi dhe Shqiperise “Green Lands” .

Ky projekt konsiston ne mbrojtjen mjedisore i cili vjen i financuar nga Bashkimi Evropian, me pjesemarrjen e perfaqesuesve te Bashkise Malesi e Madhe, VIS Albania dhe te stafit te projektit. permiresimi i sistemit te menaxhimit te mbetjeve ne zonat e synuara (Bashkia Berane ne Mal te Zi dhe Bashkia Malesi e Madhe ne Shqiperi),

zvogelimi i ndotjes mjedisore dhe forcimi i kapaciteteve te institucioneve publike per nje grumbullim te duhur te mbetjeve ne bashkite e Beranes dhe Malesise se Madhe.

Ne fjalen hapese te kesaj konference Sonila Kocli si koordinatore e projektit “Green Lands, Ishujt e Gjelber” tregoi ecurine e zhvillimit te ketij projekti dhe rezultatet e arritura.

Ne kete konference pjese e saj ishte edhe Lisjana Çukaj perfaqesuese e bashkise M.Madhe e cila e quan si nje projekt mjaft efikas dhe ndergjegjesues sa i perket ndarjes se mbetjeve. Nderkohe Ana Carboni si menaxhere e VIS Albania shprehet se ka ky projekt ka qene avangard dhe aq me teper ne nje zone rurale.

Me tej Sonila Kocli prezantoi me detaje te gjitha takimet ndergjegjesuese si edhe impaktet e arritura gjate zhvillimit te projektit “Green Lands”. Ne kete konference fjalen e mori edhe inxhinieri i mjedisit ne Sektorin e sherbimeve publike Kledis Kukaj ai shprehet se ne bashkine M.Madhe perparesi kane menaxhimi i mbetjeve.

Ne kete konference e pyetur nga gazetaret se sa te veshtire e mendojne arritjen e qellimit te ketij projekti Kocli shprehet se fillimisht eshte angazhimi i vete komunitetit si edhe duke i dhene rendesine e madhe riciklimit si edhe ndarjes se mbetjeve.

Per zhvillimin dhe mbarevajtjen e projektit nderkufitar Mali i Zi – Shqiperi kane zhvilluar takime te ndryshme ndergjegjesuese duke perfshire komunitetin si edhe nxenesit e shkollave. Nder te tjera jane dhuruar edhe konteniere te cilet u sherbejne banoreve te bashkise Malesi e Madhe te kujdesen sa i perket ndarjes se mbetjeve por edhe ne mbrojtjen e mjedisit.