Papa Françesku: Edhe homoseksualët kanë të drejtë të kenë familje!

Papa Françesku ka thënë se ai beson që çiftet e gjinisë së njëjtë duhet të lejohen të kenë partneritet civil.

Ai i ka bërë këto komente, për të cilat vëzhguesit thonë se janë deklaratat e tij më të qarta për lidhjet mes homoseksualëve, në një dokumentar të prodhuar nga Evgeny Afineevsky.

Ai tha:

Homoseksualët kanë të drejtë të kenë familje. Ata janë fëmijë të Zotit dhe kanë të drejtën e familjes. Askush nuk duhet të lihet anash apo të bëhet i mjerë për këtë gjë. Na duhet të krijojmë një ligj për partneritet civil. Në atë mënyrë ata mbulohen ligjërisht.

Ai ka shtuar se përkrah këtë gjë, ndonëse kjo deklaratë duket se i është referuar kohës kur ka qenë peshkop në Buenos Aires, kur ndonëse ka kundërshtuar martesat e gjinisë së njëjtë me ligj, ai ka mbështetur disa mbrojtje ligjore për këtë lloj të çifteve.

Dokumentari Francecso, që shpërfaq jetën dhe punën e Papa Françeskut, është shfaqur në kuadër të Festivalit të Filmit në Romë. Përveç komenteve të Papës, në film ai shfaqet duke inkurajuar dy homoseksualë duke marrë pjesë në kishë me tre fëmijët e tyre.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...