Në shkollën fillore ‘Shote Galica’ në Fushë- Krujë ka rezultuar me Covid 19 një nxënëse në klasën e tetë duke shkaktuar frikë dhe panik të bashkëmoshatarët e saj.

Nxënësit gjatë një interviste për Fax News kanë bërë të ditur se shoqja e tyre ishte me temperaturë 39 gradë ndërsa termometri tregonte 34 gradë.

Është e paqartë nëse ka nxënës të tjerë të infektuar, por sipas dëshmive të tyre, në shkollë nuk respektohet distanca e sigurisë dhe masat e tjera të parashikuara nga Ministria e Arsimit.

“Është 6km rrugë kur shkoj unë në shkollë. Unë ngrihem në orën 6 mëngjesit për të shkuar në shkollë. Problemi është se në autobus rrimë tre veta në ulëse. Edhe në shkollë të gjithë dalin me temperaturë, tani kanë nxjerrë termometra që e nxjerr temperaturën 34, ça është kjo me këtë temperaturë 35, se me aq njeriu vdes.

Banjot janë shumë të pista. Ne jemi 9 veta po mund ta përhapin Covid-19. Ne kemi shumë frikë, unë nuk dua të mbyllet shkolla, se nuk jam dembele, por të vihen rregulla.”- shprehet nxënësja për Fax News.

Problem është bërë se disa shkolla në rrethin e Bubqit, Borizanës, Luzit, Larushkut dhe Niklës transportohen për në shkollat e Fushë Krujës, pasi në këto zona i ka prishur tërmeti i rënë me 26 nëntor.