Ndahet nga jeta ish deputeti dhe gazetari i njohur shqiptar

Nd.ërron jetë në moshën 66-vjeçare gazetari dhe ish-deputeti Ramadan Musliu, raporton Gazeta Ekspress.

Musliu studioi Letërsi dhe gjuhën shqipe në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës ku mbaroi edhe studimet pasuniveristare.

Krijimtarinë letrare dhe publicitike (gazetareske) e filloi herët. Ai gjatë viteve 1977-1980 ka punuar arsimtar i lëndës gjuhë dhe letërsi shqipe në Qendrën Shkollore “Kuvendi i Lezhës”.

Po ashtu ai ka punuar edhe si gazetar i kulturës në gazetën e përditshme Rilindja dhe ishte anëtar i redaksisë së Revistës së përdyjavshme për kulturë “Fjala” të Prishtinës, nga viti 1981-1993.

Ramadan Musliu, ishte deputet i Kuvendit të Kosovës nga viti 2004 deri në vitin 2007.

Poezitë e tij janë përkthyer në anglisht, rumanisht, frëngjisht, serbisht, maqedonisht slllovenisht dhe është prezantuar në antologjinë e poezive ndërkombtare për vitin 2010 dhe është fitues i disa çmimeve letrare.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...