Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i është përgjigjur kryeministrit Rama pas sulmeve që ky i fundit i bëri nga Farka ku tha se shqiptarët nuk do ta hanë karremin dhe të përfundojnë në t iganin e saj.

Kryemadhi u shpreh se shqiptarët do ta skuqin si pallaçinkë kryeministrin më 25 Prill.

“Titi na ka gjet belaja, nuk zuri mend Edi Rama, as nga tepsiat, as nga tiganët. Për lesh kështu i iku atij. Tek tigani do skuqet fap fap fap si pallaçinkë do e skuqin shqiptarët me 25 Prill. Jo 1 milionë vota por 3 milionë vota ke atje, te tigani i shqiptarëve Ed Rama, aty ke për të përfunduar”.

Deklaratat e saj Kryemadhi i bëri gjatë një mbledhje me Forumin Rinor të LSI-së, ku ishte i pranishëm ishte dhe nënkryetari Petrit Vasili.