Sot është shënuar një tjetër rekord me rastet e reja me koronavirusi Covid-19. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, sot janë shënuar 302 raste të reja, ndërsa rekordi i mëparshëm ishte 301 raste.

Fatkeqësisht kanë humbur jetën 3 qytetarë nga sëmundja. 1405 testime janë bërë gjatë 24 orëve të fundit.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1405 testime, 54 të shëruar, 302 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit

Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1405 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 302 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.