Denoncimi/ Shkoi në bankë për të marrë kredi, rezulton debitor pa dijeninë e tij (Video)

Emisioni “Stop” ka publikuar sot denoncimin e një qytetari nga Vlora, të cilit i kanë falsifikuar firmën dhe i kanë hapur probleme me bankës. Në muajin shtator, Antonio Avdiraj, ka shkuar të blejë një celular me kredi, por banka i ka thënë se ai ka një kredi për të shlyer në bankë, po për blerjen e një celulari.

“Unë jam interesuar në këtë emision, pasi më është bërë një padrejtësi. Doja të merrja një telefon me këste dhe më thanë që je debitor, shkova tek banka dhe më thanë ke një kontratë që ke bërë, por unë nuk kam asnjë dijeni për këtë. Në kontratë kishin vendosur adresë, numër telefoni false, por kishin vendosur kartën që nuk e di nga e kanë marrë”, thotë Avdiraj.

Ai mohon që të ketë firmosur kontratë me bankën dhe shton se ka shkuar në Polici për të denoncuar përdorimin e emrit të tij. Në bankë i thonë, se në 30 mars 2020 ka firmosur një kontratë me një servis celulari në Vlorë, me administrator Kreshnik Rama.

Fill pas denoncimit, në skenë del i ati i administratorit të servisit, Skënder Rama, i cili i premton Antonios, se do ta mbyllë ai këtë problem. Sipas administratorit dhe të atit, celulari është blerë on line dhe këtu ka ndodhur ngatërresa.

Pas këtij denoncimi, Skënder Rama ka kërkuar takim me Antonio Avdirajn dhe i kërkon atij që të terheqe denoncimin, pasi i del ai garant që do i zgjidh problemin.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...