Numri i te infektuarve eshte ne rritje dhe tashme pritet qe te fillojne perseri mbylljet pasi spitalet po mbushen plote me te infektuar.

“Një lockdown i dytë do të ishte fatal, por rritja gjithnjë e më shume e shifrave të të prekurve me koronavirus po vë në pikëpyetje kapacitetet e spitaleve”, i thanë burimet gazetës “Shqip”. Sipas gjasave, qeveria me propozim të Komitetit të Ekspertëve pritet të miratojë kufizime të reja, përveç vendosjes me detyrim të maskës në ambientet publike.

Kufizimet e reja, thanë ekspertët, kanë të bëjnë me oraret e bareve e restoranteve, aktivitetet e palestrave, muzetë e kinematë. Sikurse dhe kryeqytetet e tjera evropiane të cilat po përballen me rritje të numrit të të prekurve me virusin Covid-19, edhe Tirana pritet të zbatojë të njëjtat masa për frenimin e përhapjes së virusit.

Burimet thanë se sipas rregullores, ato që u hapën të fundit, pritet të mbyllen të parat. Nga buletini ditor i ministrisë së Shëndetësisë, prej disa ditësh shifrat e reja pozitive i kanë kapërcyer 250 rastet me Covid. Sipas ekspertëve të shëndetit publik, kjo situatë pritet të rëndohet edhe më shumë me afrimin e dimrit.

“Mbivendosja e viruseve pritet të rëndojë gjendjen shëndetësore të pacientëve”, thonë ekspertët. Ndërkohë situata në dy spitalet Covid është e rëndë.

Ndaj ruani distancimin social dhe tregohuni vigjilente