“Kushëri me Edi Ramën”/ Gazetari bën ‘zbulimin e bujshëm’: Ministri i Jashtëm grek Dendias është nga Vunoi

Gazetari Arjan Çani ka thënë sot në emisionin “Open” se kryeministri Edi Rama me shumë mundësi është kushëri me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias.

 

Kjo pasi familja e tij është me origjinë nga Vunoi, njejtë si dhe e ëma e ndjerë e kryeministrit Rama, e cila me origjinë është nga Vunoi.

 

Dendias Çani tha se nëse pyet të vjetrit në Vuno, do thonë të njejtën gjë, madje as vetë Dendias nuk e mohon origjinën e tij nga Vunoi.

 

“Është e vërtetë që Dendias është nga Vunoi, me origjinë se të parët e tij aty kanë jetuar. Ai vetë ka lindur në Athinë, por me origjinë është nga Vunoi. Po të pyesësh të moçmit aty e thonë këtë gjë. Madje as vetë Dendias nuk e mohon këtë gjë. Dhe thuhet se ka lidhje gjaku me Edi Ramën pasi dhe Rama e ka mamanë nga Vunoi”, tha Çani.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...