1 nga 20 njerez infektohen me covid ne tete jave.Ky eshte studimi i fundit i BBC.

King’s College London tregoi gjithashtu të qenit femër, mbipeshë dhe nëse vuan nga astma, e rrisin rrezikun gjithashtu ndaj duhet te jeni te kujdesshem.

Rezultatet, të cilat pritet të publikohen në internet, tregojnë se gjatë pandemisë, Covid mund të prekë këdo, por disa gjëra rrisin rrezikun tek secili prej nesh.

“Pasja e më shumë se pesë simptomave të ndryshme në javën e parë, ishte një nga faktorët kryesorë të rrezikut”, tha Dr Claire Steves, nga Kings College London për BBC.

Dikush që ka pasur kollë, lodhje, dhimbje koke dhe diarre, por ka humbur ndjenjën e nuhatjes do të rrezikonte më shumë se dikush që është prekur nga Covid-19 dhe ka vetëm kollë.

Rreziku rritet gjithashtu me moshën, veçanërisht nëse jeni mbi 50 vjeç. Dr Steves tha: “Ne kemi parë nga të dhënat në fillim se burrat ishin në rrezik për t’u sëmurur më rëndë nga Covid-19, por tashmë duket se gratë janë më të rrezikuara për ta kaluar koronavirusin në një periudhë më të gjatë”.

Simptomat e sakta të Covid që zgjat gjatë, ndryshojnë nga një pacient tek tjetri, por lodhja është e zakonshme.

Vicky Bourne, edhe pse jemi në muajin Tetor, ka ende disa simptoma të Covid pasi u sëmur për herë të parë në muajin Mars.

48-vjeçarja, filloi me ethe dhe një kollë të thatë në mars, e cila u bë “e tmerrshme” kur ajo luftonte të arrinte të merrte frymë dhe kishte nevojë për oksigjen.

Ajo nuk u shtrua në spital, por është ende duke jetuar me simptomat e Covid dhe në Tetor.

Ajo i tha BBC: “Çuditërisht, dy javë më parë, humba përsëri shijen dhe nuhatjen, por kaloi vetë.