Sa herë i thyejmë pjatat në shtëpi? Epo, le të zbulojmë se çfarë do të thotë dhe çfarë duan të komunikojnë me ne, mendjen dhe shpirtin. Në fakt, duhet të besojmë se jo vetëm ëndrrat vijnë për të komunikuar gjëra të rëndësishme, por edhe thyerja e disa objekteve në shtëpi.

Të dimë se çfarë i lidh këto incidente me humorin tonë, na bën të njohim shenjat paralajmëruese që janë të rëndësishme për jetën tonë, sinjale që në një kontekst tjetër nuk do t’i kishim vërejtur. Prandaj, ne duhet të kuptojmë se si t’i interpretojmë këto aksidente të vogla. Sidomos kur nuk kemi ndonjë arsye të dukshme për të justifikuar thyerjen e një objekti të caktuar.

Shembull: nëse një gotë rrëshqet nga duart tona në mënyrë të rastësishme, atëherë ajo thyerje do të thotë shumë pak, por kur nuk kemi arsye të dukshme që çojnë në thyerjen e një objekti dhe kjo gjë përëritet për një periudhë të gjatë kohe, flasim për fenomenin e energjisë, projeksion i emocioneve që ndiejmë për botën përreth nesh. Është e nevojshme të analizoni gjithçka, veçanërisht nëse rreth nesh ka objekte që thyhen vazhdimisht, kjo do të thotë se diçka po ndryshon.

Çfarë do të thotë kur thyhet një gotë? Xhami është shumë i brishtë, ai mund të shkatërrohet edhe nga zëri i një sopranoje, në këtë mënyrë kur emocionet tona janë jashtë kontrollit, atëherë energjia që ne ndiejmë shkakton një dridhje të caktuar që prek objektet e qelqit në shtëpi.

Stresi, grindjet, lëkundjet e papritura të humorit, çojnë në thyerjen e një seri objektesh të bëra nga ky material. Prandaj është koha të rishikoni disa gjëra dhe të ndryshoni këndvështrimin tuaj, për të shmangur akumulimin e energjisë negative.
Po kur prishen pajisjet?

Nëse nuk lidhen përmes prizës, do të thotë se ka një mbingarkesë emocionale në atë dhomë ku ato përdoren. Po kështu, kur fikemi emocionalisht, ato ndiejnë rënien e energjisë dhe ndalojnë paprituri. Nëse në vend të kësaj hapni dyert pa arsye, ju dëshironi që dikush të hyjë në jetën tuaj. Përkundrazi, nëse papritmas e mbyllni atë, atëherë dëshironi që dikush të dalë prej saj.