Shkon të mjekojë mishrat e dhëmbëve, dentisti i heq gjithë nervat

Emisioni “Stop” këtë të hënë ka publikuar denoncimin e një qytetarje nga Fieri, e cila nuk ka dashur të indentifikohet. Qytetarja shprehet se ka pasur një problem me dhëmbët dhe ka shkuar tek stomatologu Artan Canaj, për të trajtuar një situatë paradontoze.

“Unë shkova me idenë se ai do më ndihmonte, se kisha një problem me mishrat e dhëmbëve. Unë kam shkuar me panoramex dhe ai filloi me ngordhjen e nervave të dhëmbëve, por unë kam pasur shqetësime dhe nuk më dha asnjë antibiotik. Më pas unë kam pasur një infeksion të plotë, mu shkaktua nga gabimi i mjekut Canaj me heqjen e nervave”, ka treguar qytetarja.

Sipas zonjës trajtimi ka zgjatur rreth 2 muaj dhe dentisti Canaj i ka hequr të gjithë nervat e 28 dhëmbëve. Një tjetër stomatologe shprehet se mjekimi që është bërë për zonjës ka qenë i gabuar dhe ndaj dhe i është shkaktuar infeksioni.

“Ke ardhur dhe më ke thënë: po më dhëmbin. S’kam shumë kohë, që i kam hequr nevat dhe të ishin infektuar. I kam hequr vetëm të parët, që ishin me infeksion, që dukeshin, s’mbante më pilafi ujë. Kishte dhimbje shumë. Nuk e di shkakun fiks-fiks, por dhe ato kur dilnin, ishin me granuloma rreth e përqark, me gingiva.

Kanalet e patrajtuara deri në fund. Ka doktori faj, ka, ka fajet e tij, por nuk e di, çfarë ka dashur të arrijë ai me këtë lloj trajtimi, që i ka bërë pacientit, atë nuk e di. Por për paradontozë, e ka të shprehur vetëm në pjesën e sipërme, këtu. Por jo në pjesën e poshtme. E dashur, u ka hequr 28 dhëmbëve nervat. Urdhëro, janë 28 dhëmbë të hequr nervat”, shprehet dentistja.

“Stop” ka shkuar edhe dentisti Artan Canaj, i cili ka patur një sjellje agresive ndaj zonjës dhe grupit të xhirimit, duke thënë madje se zonja është sëmurë e nuk e njeh fare.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...